Ilustrim

Aksident në Suharekë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Budakovc në Komunën e Suharekës.

Policia ka njoftuar se pak pas mesnatës, dje, një vozitës nga mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe është rrokulliset.

Si pasoje e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vozitësi i cili pas marrjes se ndihmës mjekësore është liruar, ndërsa pasagjeri ishte dërguar ne spitalin e Prizrenit për tretman të mëtejmë.