Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aksident në Suharekë, këmbësori i lënduar dërgohet në spital

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë të cilën po e drejtonte i dyshuari.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në fshatin Leshan të Suharekës.

Për shkak të lëndimeve, këmbësori është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.