Ilustrim

Aksident në Suharekë, fëmija në biçikletë përplaset me veturën

Një aksident ka ndodhur në fshatin Studenqan të Suharekës, ku një fëmijë ka mbetur i lënduar.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:05.

PK-ja njofton se në aksident trafiku ka qenë e përfshirë një veturë dhe një biçikletë.

Drejtuesi i biçikletës i cili ka qenë fëmijë, është përplasur me një veturë dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore.