Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksident në Shtupeq të Pejës, një i vdekur

Një person ka vdekur e një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në fshatin Shtupeq të Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:45 Policia është njoftu për një aksident me motoçikletë në Shtupeq të Rugovës. Dy persona kanë qenë aty, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit” – tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit.