Ilustrim

Aksident në Shtërpcë, dy të lënduar

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 18:25, në aksin rrugor Fusha Pajtimit -Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli i cili tha se janë përfshirë dy vetura dhe lëndime të lehta kanë përsuar dy persona.

“Sot, rreth orës 18:25 në aksin rrugor Fusha Pajtimit -Shtërpcë në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime  kanë pësuar dy persona , të cilët janë  lehta  , është duke u dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”- ka thënë Veseli për KALLXO.com.

Zëdhënësi i Policisë bën të ditur se njësia e komunikacionit rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin mbi shkaqet e aksidentit.