Ilustrim

Aksident në Runikë të Skenderajt, 5 persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Skenderaj-Istog ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas forcave të rendit, në këtë aksident janë lënduar pesë persona.

“Nga informatat e para  raportohet për aksident trafiku  me të lënduar i ndodhur në  rrugën  rajonale Mitrovicë -Istog fshati Runikë,  dy vetura civile të përfshira, ndërsa pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësorë”, ka thënë Zahiti për KALLXo.com.