Aksident në rrugën Vushtrri - Mitrovicë, i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes

 

Një aksident mes dy makinash ka ndodhur sot në segmentin rrugor Vushtrri – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Dobërllukë, me ç‘rast ka pasur dëme materiale.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhirije Pllana.

“Sot rreth orës 15:44 është raportuar një aksident me dëme materiale në segmentin rrugor Vushtrri – Mitrovicë në fshatin Dobërllukë, automjeti që ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me rastin janë duke u marr hetimet e Njësisë së Trafikut Rajonal”, ka thënë Pllana për KALLXO.com.