Aksident në rrugën Prizren-Reçan, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Reçan. 

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve nga ky aksident.  

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit. 

Gashi ka thënë senë  aksident janë përfshirë një kamion me targa nga Shqipëria dhe një furgon. 

Aksidenti ka ndodhur kur një  vozitësi i kamionit duke u munduar t’ i shmanget shembjes së gurëve kalon në anën e kundër dhe godet furgonin me targa vendore. 

“Si pasojë e kësaj lëndim marrin dy udhëtarët dhe vozitësi. Ndihmë mjekësore e kanë kërkuar tre persona të cilët pas trajtimi janë lëshuar në shtëpi”, ka thënë Gashi.