Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, një person i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë- Podujevë te vendi i quajtur “Qershitë e Llapashticës”.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, (Qershiat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.