Policia e Kosovës

Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, më saktë në fshatin Shakovicë.

Në këtë aksident sipas Policisë kanë qenë të përfshirë dy automjete.

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona” – konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për KALLXO.com.

Siç tha ajo njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin.