Ilustrim

Aksident në rrugën Prishtinë - Pejë, kolona me kilometra

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë – Pejë në dalje të Fushë Kosovës.

Në fotot të cilat i kanë dërguar lexuesit e KALLXO.com shihet që forcat e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa një kolonë disa-kilometërshe e veturave është krijuar si pasojë e aksidentit.

Nuk dihet ende për dëmet nga ky aksident. KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës por ende nuk ka marrë një përgjigje.