Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, 3 vetura të përfshira

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës.

Sipas një qytetari, në këtë aksident janë të përfshira 3 automjete.

KALLXO.com merr vesh se në këtë aksident ka disa persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë njësitë e Policisë.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të detajeve.

Kjo është foto nga vendi i ngjarjes, e dërguar nga qytetari në adresë të KALLXO.com.