Aksident në rrugën Prishtinë- Mitrovicë, vdes këmbësori

Një 83 vjecar ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, në dalje të Vushtrrisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00.

“Mbrëmë rreth orës 18:00, në rrugën  nacionale  Mitrovicë-Prishtinë,  segmenti në dalje të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime  të rënda trupore, ku një veturë ka goditur një kembësor. Këmbësorit të lënduar  ndihma e parë  i është dhënë në spitalin e Vushtrrisë,  ndërsa më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Ai tutje ka shtuar se Policia sot rreth orës 05:00, nga QKUK është njoftuar se i lënduari S.M., 83 vjeçar ka vdekur.

Zahiti ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të  rastit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit  të automjetit,  të  cilit i është caktuar masa e ndalimit  per 48 orë”, ka thënë Zahiti.