Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, nuk ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten 15.08.2024, rreth orës 08:25 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Nga ky aksident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale – ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Për KALLXO.com rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Sot rreth orës 08:25, ne rrugën nacionale Prishtinë Mitrovicë është raportuar për një aksident trafiku, ku të përfshira në aksident janë dy automjete, një me targa vendore dhe tjetri automjet i KFOR-it”- deklaroi Pllana.

E njëjta tha se rasti është iniciuar si aksident me dëme materiale.