Aksident në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, dy persona të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 17.09.2024 rreth orës 14:00 në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili potencoi se janë përfshirë tre vetura në këtë aksident.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, zona Vushtrri. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor” – tha Zahiti për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi se më 16.09.2024 se një këmbësore është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, zona Vushtrri.

Ndërsa më 15.09.2024 pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.