Aksident

Aksident në rrugën Prishtinë- Lipjan, ka të lënduar

Një person është lënduar sot në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në autostradë, drejtimi Prishtinë-Lipjan km- 6-të.

Siç ka bërë të ditur policia për portalin rtv21.tv aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërkohë që në të janë përfshirë dy automjete.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. /21Media