Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, rrokulliset një veturë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, në segmentin te Liqeni i Badovcit.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, një veturë është rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar Policia dhe autoambulanca.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com