Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan (FOTO)

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Parallovë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, ku shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Kurse, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, për të drejtuar komunikacionin.

Deri më tani nuk është raportuar ende për ndonjë person të lënduar.