Aksident në rrugën Prishtinë - Gjilan / FOTO

Një kamionetë dhe një veturë janë aksidentuar në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Të dy veturat e aksidentuara kanë dalë jashtë rrugës kryesore.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy veturat të cilat janë me dëmtime të mëdha. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, dhe as shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e Policisë së Kosovës.

Aksident – Magjistralja Prishtinë – Gjilan
Aksident – Magjistralja Prishtinë – Gjilan