foto: Ilustrim

Aksident në rrugën Prishtinë - Fushë-Kosovë, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë – Fushë -Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave të cilat ishin në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale”, tha Borovci për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se Njësiti i Komunikacionit Rrugor po punon për të hetuar shkaqet që dërguan deri te aksidenti.