Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Prishtinë –Ferizaj.

Si pasojë e aksidentit katër persona kanë mbetur të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj,  ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka thënë ai për KALLXO.com.