Foto: Ilustrim

Aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Policia rastin po e trajton si vetaksident.

Tutje zëdhënësi ka treguar se Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim.