Aksident në rrugën Mitrovicë- Pejë, 5 të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur  rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë -Pejë, përkatësisht në fshatin Broboniq.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar se në këtë aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ndërsa si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor.