
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Aksident në rrugën Milloshevë - Prishtinë, një i lënduar
11.2.2025 - 10:17
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së martës, më 11.02.2025, në rrugën Milloshevë – Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për KALLXO.com se dy automjete u përfshin në këtë aksident.
“Sot, rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Milloshevë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.” – tha ajo.
Sipas Ahmetit, me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.