Aksident në rrugën Lipjan – Prishtinë, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një aksidenti rreth orës 06:30 në autostradën “Arben Xhaferi”, drejtimi Lipjan – Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për KALLXO.com ka thënë se ka qenë vetëaksident, ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës e më pas duke përfunduar jashtë rrugës.

“Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës,  i cili është duke u trajtuar (mjekuar) në QKUK në Prishtinë” – ka thënë Hoxha.

Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës, kurse njësia e Mjekësisë ligjore kanë tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligore për Obduksion.