Aksident në rrugën Lipjan-Prishtinë, pesë të lënduar

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pak minuta më parë në autostradë nga nga Lipjani në drejtim të Prishtinës.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas tij aksidenti ndodhi rreth orës 16 e 30 dhe të përfshira janë dy vetura.

“Njësia policiore ka shkuar në vend ngjarje dhe nga aty ka kërkuar dy autoambulanca  dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha ai.