Aksident në rrugën Klinë-Gjakovë, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Klinë-Gjakovë, segmenti në fshatin Mrasor.

Policia po e trajton rastin si vetaksident.

Njëri nga të lënduarit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa dy të tjerët në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, tha ai.

Sipas Xhurkajt aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës.