Ilustrim - Aksident - Foto: KALLXO.com

Aksident në rrugën Fushë-Kosovë - Prishtinë, tre persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë, sot, më 19.11.2024, rreth orës 12:30h.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, derisa në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ka njoftuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale” – ka njoftuar Ahmeti.

Ndërsa, rastin është duke e trajtuar njësiti i trafikut.