FOTO: Top Channel

Aksident në ‘Rrugën e Kombit’, ka të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit”, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Siç shihet në videon e siguruar nga “Top Channel” një makinë tip “Benz”, ka përfunduar poshtë trajlerit dhe si pasojë është dëmtuar një person i cili është transportuar në spital.
Pamjet mund t’i shikoni duke klikuar KËTU.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./Top Channel