Policia e Kosovës

Aksident në rrugën Bresje - Veternik, tre persona të lënduar (FOTO)

Tre persona janë lënduar në një aksident mes një kamioni dhe dy veturave në autostradën Bresje -Veternik.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se bazuar në informacionet e para si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Njësitet policore menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë njoftuar ekipin mjekësor si dhe janë marrë me rastin”- ka thënë Kelani për KALLXO.com.

“Policia e Kosovës shfrytëzon rastin t’iu bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, që të respektojnë rregullat e trafikut, të ju përshtaten kushteve të rrugës, në mënyrë që të kemi një siguri më të madhe në trafik dhe të parandalohen aksidentet” – ka shtuar ai.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga ky aksident.

Aksident trafiku në autostradën Bresje -Veterrnik. FOTO: KALLXO.com
Aksident trafiku në autostradën Bresje -Veterrnik. FOTO: KALLXO.com
Aksident trafiku në autostradën Bresje -Veterrnik. FOTO: KALLXO.com