Aksident në qendër të Prishtinës

Një aksident në mes të dy veturave ka ndodhur rrugën “Xhorxh Bush” në qendër të Prishtinës.

Sipas fotografive që i ka siguruar KALLXO.com veturat janë aksidentuar përballë shkollës fillore “Faik Konica”.

Si pasojë e përplasjes njëra veturë ka hipur mbi “ishullin” mes rrugëve.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.