Foto: Ilustrim

Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet drejtuesja e biçikletës

Një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar për KALLXO.com nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesja e biçikletës.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.