Foto Arkiv - Ilustrim

Aksident në Prizren, tre të lënduar, njëri nga ta në gjendje të rëndë

Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në Lubizhdë të Prizrenit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Kanë pësuar lëndime të lehta trupore vozitësi i veturës Renault si dhe pasagjeri i tij, kurse pasagjeri i veturës BMW merr lëndime të rënda i cili është ndalur për tretman mjekësor në Spitalin rajonal në Prizren”, ka thënë Osmanollaj.

Tutje ai ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05 dhe se rasti është duke u hetuar nga njësia e trafikut rajonal në Prizren.