Foto-ilustrim

Aksident në Prishtinë, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti tha për KALLXO.com se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00,  në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete në lëvizje”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.