Aksident në Prishtinë, rrokulliset një veturë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Nazim Gafurri”.

Siç shihet në fotot e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar në këtë aksident është rrokullisur një veturë.

Po ashtu, shihet edhe një veturë tjetër e dëmtuar në këtë aksident.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Po ashtu, nuk dihen as shkaqet e aksidentit.