
Foto-ilustrim
Aksident në Prishtinë, Policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes
22.3.2023 - 00:10
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Nuk dihet nëse ka të lënduar as kush është i përfshirë në të.
Një qytetar, i cili ka dërguar foto në adresë të KALLXO.com, ka thënë se në vendin e ngjarjes janë parë Policia dhe autoambulanca.
Në foto shihet se një shtyllë elektrike është dëmtuar në këtë aksident.
KALLXO.com i ka dërguar Policisë pyetje rreth rastit por ende s’ka marrë përgjigje.