Ilustrim

Aksident në Prishtinë, një i lënduar

Sot rreth orës 09:00, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.