Ilustrim

Aksident në Prishtinë mes autobusit dhe një motoçikletës

Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Robert Doll” dhe sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti-Hajrizaj, ngasësi i motocikletës është lënduar.

“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur ajo për KALLXO.com

KALLXO.com më herët raportoi për dy aksidente, njërin në Prishtinë, ku dy motoçikleta kishin pësuar aksident.

Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, lëndohet një person

Kurse, aksidenti tjetër ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Komoran, ku nga ky aksident ka vdekur një person.

VIDEO – Aksident në Komoran, vdes një person

.