Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KALLXO.com se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 23:00 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit,  të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, kurse me rastin po merret njësiti i trafikut.