Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sonte në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Në një prononcim për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e të cilit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

“Rreth orës 21:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”- ka thënë Ahmeti.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet njëra nga veturat e aksidentuara.