Aksident në Prishtinë, goditet këmbësori

Një këmbësor është goditur para pak minutash në udhëkryqin e rrugëve “Agim Ramadani” e “Xheladin Rekaliu”, më saktësisht në afërsi të Konvikteve të Studentëve.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30, në udhëkryqin e rrugëve “Agim Ramadani” me “Xheladin Rekaliu”, ka ndodhur nje aksident rrugor ku është përfshirë një veturë në lëvizje dhe një këmbësor.  Si pasoj lëndime trupore ka marrë këmbësori”, tha ajo.

Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.