Aksident në Prishtinë, autobusi godet këmbësorin

Një këmbësor është goditur nga një autobus pasditen e sotme në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën ‘Bill Klinton’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një autobusi dhe një këmbësori”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.