Foto: Ilustrim

Aksident në Pomozotin, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth një orë më parë në Pomozotin të Fushë-Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boqovci, i cili ka thënë se të lënduarit janë dërguar në QKUK.

“Rreth orës 17:00 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin “Pomozotin” të komunës së Fushë Kosovës. Informatat e para flasin se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime  trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai,

Sipas tij Policia e trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.