Foto-ilustrim

Aksident në Podujevë, lëndohet një këmbësore

Një 35-vjeçare ka pësuar lëndime trupore në një aksident rreth orës 18:00 në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha për KALLXO.com se aksidenti i trafikut ka ndodhur mes një automjeti dhe këmbësores, e cila ka pësuar lëndime trupore.

E lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.