Aksident në Pejë, lëndohen 4 persona

4 persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Zllapek të Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, duke shtuar se të përfshirë në këtë aksident kanë qenë dy vetura.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar në Emergjencë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetë.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 17:20 dhe të përfshira kanë qenë dy vetura. Kanë pësuar lëndime 4 persona që aktualisht janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi për KALLXO.com.