Foto: Ilustrim

Aksident në Novobërdë, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë rreth orës 20:00 në Novobërdë në një vetaksident.

Sipas njoftimit të Policisë, vetura e viktimës për shkaqe ende të panjohura kishte dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.