Foto: Telegrafi

Aksident në një park të lojërave në Gjermani, të paktën 31 të lënduar

Dy trena “rollercoaster” u përplasën me njëri-tjetrin në një park argëtimi Legoland në Gjermaninë jugore të enjten, duke plagosur të paktën 31 persona, dy prej tyre rëndë.

Një tren frenoi rëndë dhe një tren tjetër u përplas me të në park në Guenzburg, raportoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Tre helikopterë u vendosën në vendngjarje, së bashku me shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit.

Nuk ishte menjëherë e qartë pse ndodhi përplasja. Ngjarja ndodhi në stacionin Fire Dragon, tha një zëdhënës i parkut për DPA.

Javën e kaluar një grua vdiq në një tjetër aksident me rul në Gjermani, në një park argëtimi në Klotten.

Gruaja 57-vjeçare ka rënë nga makina me rrota në lëvizje dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar.

Ndryshe, një “aventurë” ka shkuar keq në një park lojërash në Mbretërinë e Bashkuar kur një pajisje është shembur duke lënë dy persona të lënduar. /Telegrafi/