Arkiv

Aksident në Mitrovicë, vetura godet këmbësoren

Një grua është goditur nga një veturë në tunelin e parë në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme e këmbësorja sipas policisë është dërguar me emergjencë për në Spitalin e Mitrovicës.

Raporti ditor thotë se i dyshuari nga pakujdesia kishte goditur këmbësoren ndërsa nuk ka raportuar se i njëjti është arrestuar.

Gruaja e cila u godit nga vetura pas tretmanit mjekësor është liruar.