Ilustrim

Aksident në Mitrovicë, vetura del jashtë rrugës dhe godet veturën e parkuar

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete civile, njëri në lëvizje dhe tjetri i parkuar.

Deri tek aksidenti ka ardhur kur drejtuesja e automjetit në lëvizje, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ka dalë jashtë rrugës, dhe ka goditur një automjet të parkuar i cili më pas është përplasur në një shtyllë.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.