Foto: Ilustrim

Aksident në Mitrovicë, vdes një 21 vjeçar

21 vjeçari me inicialet A.Sh. ka vdekur sot si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Sipas Policisë, një 21 vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vozitësi dhe dy pasagjeret tjerë pas marrjes se tretmanit në Spitalin rajonal Mitrovicë janë liruar në shtëpi.

Aksidenti kishte ndodhur sot rreth orës 02:45 në rrugën nacionale Zubin Potok- Mitrovicë, në  Zhabar, ku për shkak të mos përshtatjes  së shpejtësisë me kushte të rrugës, vozitësi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka shkaktuar vet-aksident.

Rasti është kualifikuar si ‘aksident trafiku me fatalitet’ ndërsa viktima është dërguar për obduksion.

Ky është rasti i dytë me fatalitet brenda 24 orëve në rajonin e Mitrovicës. Edhe një 22 vjeçar ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti trafiku në Vushtrri.

Hetuesit e Stacionit Policor Vushtrri dhe njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorëve të rasteve, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentet me pasojë fataliteti.